E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Tragjasit përplasje me policinë, për ujin e fshatit që do devijohet në Dhërmi
Lajme

Banorët e Tragjasit përplasje me policinë, për ujin e fshatit që do devijohet në Dhërmi

Forca të shumta policie ndodhen sot në fshatin Tragjas.

Në orët e para të ditës së sotme në fshatin Tragjas kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat me mjete të rënda tip fadrom kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë  për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.

Kjo ka bërë që banorët të mblidhen dhe të protestojnë duke kundërshtuar me forcë policinë.

Kujtojmë se para pak ditësh banorët e fshatit Tragjas kanë kundërshtuar duke protestuar që ujin e burimit të këtij fshati ta marrin dhe të furnizojnë zonat e bregdetit te Dhërmiut etj. Përplasja e banorëve me policinë vijon!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.