Tom Doshi prezanton programin elektoral: PSD “lufton” për 3 mandate në Qarkun e Shkodrës!
Partia Social Demokrate prezantoi programin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryetari i PSD Tom Doshi nga Shkodra rikonfirmoi kandidaturën e tij për deputet në këtë qark dhe i bëri thirrje Diasporës ta mbështesin.
“Po e deklaroj sot që unë do jem deputet i Shkodrës për 4 vitet e ardhshme. Synimi jonë nuk është më për dy deputetë, por duke parë punën dhe mbështetjen në qarkun e Shkodrës, do luftojmë për 3 mandate. Për diasporën kam një thirrje, të votojnë PSD nëse duan të shohin njerëzit e tyre më të lumtur”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



