Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani
Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.
Harasani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vuante prej 2 vitesh. Ndarjen nga jeta të tij, e ka bërë me dije avokati Agim Muço, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti”, shkruan miku i ish-deputetit të PS.
Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009, teksa nga shtatori i vitit 2002 deri në korrik të vitit 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA. Megjithatë, ai nuk ju larguar jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së.
Andis Harasani ishte një bankier i kalitur. Njohës shkëlqyer i menaxhimit bankar edhe në rang ndërkombëtar dukë qenë ekspert në fushat si rishikim kredie, kredi, ristrukturim të borxhit, kapital sipërmarrës dhe përvojë kreditimi me rrezik sovran që mbulon aktivitetet bankare të korporatave, tregtare dhe të komunitetit. Ai mori pjesë aktive në ekipin menaxhues për ngritjen e katër bankave tregtare në tre vende të ndryshme.
Publik.al u shpreh ngushëllimet familjarëve miqve dhe të afermve të tij!

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani.
Më poshtë poshtimi i plotë
Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.
Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!
Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



