Gjykata e Lartë jep nesër vendimin për Ervin Salianjin
Tiranë, 10 Mars 2025 – Nesër, në orën 10:00, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, kundër dënimit të tij me një vit burg për kallëzim të rremë.
Ky vendim pritet të jetë vendimtar për fatin e Salianjit, i cili aktualisht po vuan dënimin, pas konfirmimit të tij nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024. Më herët, më 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë kishte refuzuar një kërkesë të ish-ligjvënësit për pezullimin e ekzekutimit të dënimit.
Çështja lidhet me një përgjim të publikuar nga opozita në vitin 2018, ku pretendohej se ishte përfshirë vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjykata e ka konsideruar këtë përgjim si një inskenim dhe ka vendosur ndjekje penale për Salianjin.
Vendimi i nesërm i Gjykatës së Lartë do të përcaktojë nëse ish-deputeti do të vijojë të vuajë dënimin apo nëse do të ketë një rishqyrtim të çështjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



