Berisha prezanton koalicionin e PD: Jemi transparentë me shqiptarët!
Kjo është lidhja që zgjon shpresat e qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar koalicionin “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ky koalicion është ndryshe nga çdo koalicion i mëparshëm, duke e quajtur atë një bashkim transparent dhe të vendosur, që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.
Ai theksoi se ky koalicion nuk përfaqëson të panjohur, por individë të rinj që vlerësojnë shqiptarët, duke shtuar se është krijuar për të sfiduar qeverinë aktuale, që e akuzon për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Berisha gjithashtu deklaroi se ky koalicion ka ngjallur shpresa të mëdha te qytetarët shqiptarë.
Sali Berisha: Kurrë ndonjëherë para kombit s’është paraqitur një koalicion i tillë, me këtë vendosmëri të palëkundur. Ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por të transparencës, i djemve dhe vajzave që i vlerësojnë shqiptarët. Koalicioni përfaqëson të gjitha shtresat dhe komunitetet e ndryshme të kombit shqiptar.
Koalicioni është pritur me gëzim dhe interes të madh nga shqiptarët. Koalicioni ynë është përballë narko-regjimit, lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion ka ndezur shpresat e shqiptarëve.
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se ky koalicion përfaqëson elitat politike.
“Nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem shqiptarëve bashkë me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite. Tu drejtohem shqiptarëve në një moment historik të cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për tu ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë. Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjes së shqiptarëve për liri e dinjitet, për një Shqipëri të jetueshme, “Made in Albania”, madhështore, Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve. Ky koalicion që inaugurohet sot para shqiptarëve përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e tij vajza e djem, burra e gra, qendrestarë të pamposhtur, patriotë, personalitete dhe ekspertë të shquar”, tha ai gjatë takimit.
Në fjalën e tij, Berisha ka ironizuar duke thënë se PD paraqet një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë, ndërsa Rama ka paraqitur vetëm hardhuca, bretkosa dhe zhaba.
Berisha i është përgjigjur Ramës teksa ky i fundit tha se kreu i PD ka mbledhur në koalicion të gjitha rraqet mashkullore, ndërsa shton se e vetmja gjë madhështore janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.
“Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Unë dhe ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja di arsyet pse e ka atë”, u shpreh Berisha.
Partitë pjesë e koalicionit:
1. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj
2. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu
3. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka
4. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule
5. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka
6. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi
7. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa
8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
9. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri
10. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi
11. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
12. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani
13. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri
14. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni
15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj
16. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
17. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu
18. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova
19. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi
20. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi
21. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri
22. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno
23. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda
24. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski
25. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot lidhur me protestën që PD do të organizojë më 15 mars. Kjo protestë u thirr për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme për një periudhë 12 mujore të platformës së rrjeteve sociale “TikTok”.
Berisha u shpreh se protesta e 15 marsit do të jetë një protestë kundër censurës, ndërsa shtoi se të rinjtë nuk e duan kryeministrin Rama për shkak të arrogancës që ai ka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



