Hashim Thaçi kthehet në Kosovë për babain e sëmurë

Ish presidenti Hashim Thaçi ka ardhur ditën e sotme në Kosovë dhe ka shkuar të vizitojë babanë e sëmurë.

Vizita e tij në Kosovë ka ardhur për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të babait të tij.

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë, për vizitë humanitare.

Thaçi ndodhet në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë ku është duke u trajtuar babai i tij.

Në oborrin e QKUK-së janë parë edhe forca të shtuara të policisë dhe një numër i qytetarëve.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.

Publikuar nga Publik Media