E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “peng” i Erdogan/ Refuzon drekën me Donald Trump…
Lajme

Rama “peng” i Erdogan/ Refuzon drekën me Donald Trump…

Shqipëria votoi dje në OKB kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, vendim i marrë më 6 dhjetor.  Shqipëria votoi pro rezolutës së paraqitur nga Turqia, ndërsa ky vendim u argumentua nga Qeveria Rama si në përputhje me BE-në. Por vetë Bashkimi Europian nuk pati një vendim të unifikuar, pasi vendet anëtare të tij abstenuan.

Në një moment deçiziv duket qartazi se Rama zgjodhi “vëllain” Tajip Rexhep Erdogan, Presidentin e Turqisë, i cili loboi fort kundër vendimit të Presidentit Donald Trump, ndërkohë që SHBA konsiderohen si aleati strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 Nëse Shqipëria do të mbështeste vendimin e Trump për Jeruzalemin ose nëse do të abstenonte ashtu sikundër 35 vende, kishte mundësinë që të ishte i pranishëm në drekën që Presidenti amerikan pritet të ketë në Janar me liderët e vendeve që votuan kundër rezolutës.

Kjo mund të ishte një mundësi e artë e Kryeministrit Rama për të rikuperuar deklaratat e papërgjegjshme të bëra ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por që tashmë e ka humbur.

Madje Rama ka qenë në dijeni të një fakti të tillë, çka do të thotë se ai me vullnet të plotë, duke mbajtur një qëndrim pro rezolutës së paraqitur nga Turqia në OKB, ka refuzuar praninë në drekë.

 Kryeministri Rama në fakt duket se është peng i Presidentit autokrat të Turqisë, Erdogan dhe Soros, dhe sipas zërave lidhja mund të jetë djali i tij i madh që kalon shumë kohë në Stamboll në vilën e Presidentit turk.

Pyetja që lind është se çfarë e lidh kaq shumë Edi Ramën me Erdogan, madje duke e bërë anti-amerikan?

Nga dita e djeshme, kur u mësua edhe vota e Shqipërisë në OKB, nuk ka asnjë reagim nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Pak e çuditshme kjo, për faktin se diplomati amerikan nuk ka lënë asnjë rast pa folur, komentuar apo kërcënuar klasën politike në vend.

Në rastin konkret Lu ka heshtur, nuk ka folur asnjë fjalë për votën kundër të Ramës ndaj Trump dhe pro rezolutës së Erdogan.

Pyetja që lind është: me këtë është Donald Lu në këtë rast…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.