Urimi i Princ Leka për ditëlindjen e Blerta Celibashit: Ti je ditët e mia me diell!
Dikur fotografe e çiftit princëror, sot partnerja e Princ Lekës, Blerta Celibashi feston 27-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar as urimi i të dashurit të zemrës
“Ti je ditët e mia me diell”, ky ka qenë urimi i Princit. Këtë mesazh Princi kishte zgjedhur ta tregonte ndryshe përmes një mbishkrimi në tortën me 27 qirinjtë e festës.
Nga historia e saj me Lekën, Blerta ka zgjedhur që të heshtë, duke preferuar të mos japë detaje rreth kësaj lidhjeje aq shumë të mediatizuar. Që nga divorci i Lekës në fund të prillit, çifti nuk fshihet më.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



