E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja tragjike e Florencit: Shoqëria Civile bën thirrje për Homazh-Protestë
Lajme

Vdekja tragjike e Florencit: Shoqëria Civile bën thirrje për Homazh-Protestë

Shoqëria Civile bën thirrje për një Homazh-Protestë   në mbi vdekjen enigmatike në një burg të Francës  te Florencit  njofton Av Altin Goxhaj

Homazh-Protestë, të dielën, ora 12:00, Piramida.

Florenci ishte njëri nga ne. I rritur me vuajtje nga prindër të palodhur shqiptarë guxoi të ikë nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Iku sepse kërkonte më shumë për veten. Iku sepse ky vend nuk kishte mundësi për të. Iku sepse dashuronte jetën por gjeti vdekjen.
E lanë 28 ditë në paraburgim sepse nuk kishte me vete dokumentin. E therrën si të ishte bagëti dhe e lanë në dyert e spitalit si plaçkë pa zot. E vranë duke ja hequr tubat pa pyetur askënd.
Shteti heshti. Heshti kur ai lindi, heshti kur ai u rrit e kërkonte një mundësi, heshti kur ai donte një punë, heshti kur ai u arrestua padrejtësisht, heshti kur e masakruan, heshti edhe kur e vranë.
Shteti heshti!Por ne nuk do heshtim!!!
Të dielën në 12:00 merr një qiri, një lule, një parrullë, një shok a shoqe me vete dhe eja te Piramida. Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje. Të dielën takohemi te Piramida, per të përcjellë siç duhet Florencin dhe për të mos heshtur!
SHPËRNDAJE

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.