E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vushtrri /19-vjeçari vritet me armë  nga bashkëmoshatari i tij
Lajme

Vushtrri /19-vjeçari vritet me armë nga bashkëmoshatari i tij

Një 19-vjeçar u vra mbrëmë në qytetin e Vushtrrisë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ora 20:35 në rrugën ” Galip Badivuku”.

I vrarë mbeti 19-vjeçari me inicialet A.Z., kurse i dyshuari është poashtu 19-vjeçar me inicialet B.D.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa atij i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishek.

“Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale”.

“Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.”, ka deklaruar ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.