E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhurata për minatorët nga AlbChrome për festat e fundvitit
Lajme

Dhurata për minatorët nga AlbChrome për festat e fundvitit

 

Në këtë sezon festash, minatorët e kompanisë AlbChrome, pjesë e Grupit Balfin, kanë patur një surprizë të këndshme. Në te gjitha objektet ku kjo kompani operon të cilat përfshijnë Minierën e Bulqizes, Uzinën e Ferrokromit Burrel, Fabrikën e Përpunimit Elbasan dhe Traverbankun në Klos, punonjësit janë prezantuar me pako dhuratash të cilat janë shpërndarë nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Grupit Balfin Z. Samir Mane dhe janë pjesë e kontributit, vëmendjes dhe kujdesit të veçantë që Grupi tregon ndaj punonjësve të tij.

Në këtë kuadër, në një ambient festiv, në festa të veçanta në ambjentet e tyre të punës, rreth 1100 punonjësve të minierës së Bulqizës, Uzinës së Ferrokromit Burrel,  Traverbankut Klos dhe Fabrikës së Përpunimit Elbasan, u janë dhuruar pako me dhurata për fëmijët e tyre dhe ushqime, në shenjë mirënjohje për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 dhe për të bërë të mundur një fundvit sa më festiv për ta dhe familjet e tyre.

AlbChrome shpk është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë ne rajon  i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Neptun, Jumbo, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Springfield, Okaidi, e shumë të tjera.

AlbChrome është cilësuar si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferrochromit në botë nga Revista Metalbulletin, revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve në fushën e metaleve, me seli në Britaninë e Madhe, në Nëntor 2015.

 Grupi Balfin është i vendosur dhe beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me përkujdesjen ndaj punonjësve të cilët përbëjnë një nga vlerat dhe pasuritë më të rëndësishme të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.