E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zotohet të zgjidhë që nga  çështja e pronave tek zerimi taksës së naftës dhe…
Flash

Berisha zotohet të zgjidhë që nga çështja e pronave tek zerimi taksës së naftës dhe…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se një nga prioritetet e tij gjatë mandatit të ardhshëm (2025-2029) do të jetë zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave.

Ai theksoi se gjatë periudhës kur PD ka qenë në pushtet, janë zgjidhur shumë probleme pronësore, ndërsa sipas tij, qeveria aktuale e drejtuar nga Edi Rama ka arritur të zgjidhë një numër shumë të vogël çështjesh.

Berisha ka bërë me dije se ky angazhim do të jetë një nga prioritetet kryesore dhe se do të marrë fund brenda mandatit të parë të PD-së, pa marrë parasysh koston që mund të ketë. Po ashtu, ai ka garantuar se të përndjekurit politikë do të dëmshpërblehen.

Kreu i PD Sali Berisha: Zotimi im është që brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave merr fund njëherë e mirë. Kur ishte PD në pushtet, kemi zgjidhur shumë çështje pronash. Ndërsa, qeveria Rama ka zgjidhur më pak se 70 dosje në ditë. Kjo do të marrë përgjigje përfundimtare, do zgjidhet brenda një mandati, sado që të kushtojë. Edhe të përndjekurit politikë do dëmshpërblehen.

“Bie taksa ‘Rama’ e karburanteve”, Berisha prezanton programin e PD në ndihmë të biznesit: Do të reduktohen 4 herë inspektimet! Zero taksa për profesionet e lira

B83334d7 338e 4477 Be44 02fca9a474ba

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka prezantuar pikat e programit të PD në ndihmë të bizneseve.

“Do të zbatohet tatimi 10 përqind për të ardhurat nga puna duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10 përqind mbi të ardhur TË TJERA j nga paga. 0 taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitim 0 për biznesin e vogël do të jetë 18 mln lekë, apo 500 euro në ditë. Kufiri i përjashtimit do të jetë në masën 18 mln lekë xhiro vjetore apo 500 euro në ditë.
Ulje nga 15 në 2 përqind në taksën e shitjes së pronës. Krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimi e çmimeve tavan.
Bie taksa ‘Rama’ e karburantit dhe karburantet nuk do të shiten në Shqipëri me një çmim që ndryshon +-10% nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë.
Do të reduktohet 4 herë inspektimi nga inspektorë të ndryshëm në biznese, 4 herë.
Do të bëhet gjithçka për dixhitalizimin më të plotë të veprimtarisë së bizneseve.
Do të thjeshtohet në maksimum legjislacioni fiskal, për të siguruar qëndrueshmëri të kodit dhe ligjeve fiskale.”, tha ai.

Berisha ka paralajmëruar anulimin e lehtësirave fiskale të arritura nga ligjet preferenciale, ndërsa shtoi se nuk do të ekzistojë më as ligji për investimet strategjike.

“Do anulohen të gjitha lehtësirat fiskale të dhëna nga ligje dhe vendime preferenciale, të porositura nga familjarë dhe oligarkë të qeveritarëve.

Paguajnë taksën 6%, në një kohë kur qytetari e paguan TVSH 20%.

Ligji për investimet strategjike, siç është nuk do të ekzistojë. Korporata e Investimeve Strategjike, korporata e korrupsionit më të madh në histori, merr fund javën e parë të qeverisë së PD dhe aleatëve.

Do të rishikohet në total sistemi aktual i gjobave dhe ndëshkimeve armiqësore ndaj biznesit.

TVSH do të rimbursohet në kohë reale dhe nuk do të jetë më diskrecion ministror.

Do të ngrihet menjëherë bordi i cili do të përcaktojë kompensimin e pasojave që vijnë nga ndryshimi i kursit të këmbimit, në mbrojtje të sipërmarrësve dhe prodhimit vendas, pasi narkoeuro është shndërruar në një shpallë demokleu për to dhe ata do të kompensohen.

Ekonomia informale do të përgjysmohet.

Objektivi afat mesëm për të ardhurat buxhetore do të jetë 30%.

Në programin e sipërmarrjes janë disa kategori që do të kenë trajtim të veçantë.

Këta janë të rinjtë, gratë dhe diaspora. Zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muaj, për punësimin e parë të të rinjve nga sipërmarrësi gjer në moshën 25-vjeçare.

Gjithashtu përjashtim nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat deri në moshën 25-vjeçare.

Stimuj fiskal dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç.

Studentët, profesionistët do të mbështeten çdo vit me grante 5-30 mijë euro për startupet që do të fillojnë.

Do të hiqet barra e tatim fitimit për gratë që hapin një biznes dhe subvencionohen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për to dhe stafin e tyre, me kushtin që të paktën gjysma e të punësuarve të jenë gra e vajza, ose të rinj deri në moshën 30 vjeç”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.