E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Tropojës dhe Hasit protestojnë për rrugën Kam-Qaf Prush
Lajme

Banorët e Tropojës dhe Hasit protestojnë për rrugën Kam-Qaf Prush

Banorët e Tropojës dhe Hasit zhvilluan protestën e dytë këtë të hënë për rrugën e amortizuar Kam-Qaf Prush, që është rreth 20 km e gjatë dhe lidh fshatrat me aksin nacional Krumë-Qaf Prush-Gjakovë. Protestuesit bllokuan edhe hyrjen për në pikën e kalimit kufitar të Qaf Prushit në Has, duke kërkuar me ngulm rikonstruksionin e kësaj rruge. Përfaqësues nga 20 fshatrat e bashkive Has dhe Tropojë theksuan se rruga është e pakalueshme dhe u shërben mbi 2 mijë banorëve.

Në një deklaratë për mediat, banorët theksuan se premtimet për përmirësimin e rrugës janë dhënë për më shumë se 30 vjet, por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Ata kërcënuan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, nëse aksi rrugor Kam-Qaf Prush nuk asfaltohet. Protestuesit kërkuan një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem që ka prekur jetën e përditshme të qytetarëve të kësaj zone.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.