Presidenti Donald Trump kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për presidentin më jetë gjatë të Turqisë që ka eliminuar çdo kundërshtar në takimin e tij të hënën në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Unë kam një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me Turqinë dhe liderin e saj”, tha presidenti amerikan, duke uruar Turqinë.
Për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Trump zbuloi se e lavdëroi për veprimet e tij në Siri, raportojnë mediat amerikane.
“I thashë se si bëri atë që askush nuk kishte bërë në 2000 vjet, ai mori kontrollin e Sirisë. Ai është vërtet i ashpër dhe shumë i zgjuar”, tha Trump për presidentin turk, ndërsa theksoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Erdogan.
“Më pëlqen, ai më pëlqen mua dhe kjo i çmend mediat”, tha Trump.
Lidhur me marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit, në sfondin e Sirisë dhe shqetësimit të Izraelit për ndikimin turk në vend, Trump kishte një mesazh tjetër për të dërguar:
“Nëse Izraeli ka një problem me Turqinë, mendoj se mund ta zgjidh”.
Presidenti amerikan Donald Trump i tha Netanyahut se ai mund të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Turqisë, duke u shprehur se; Nëse Izraeli ka një problem me Turqinë, mendoj se mund ta zgjidh”.
“Çdo problem që keni me Turqinë, mendoj se ne mund ta zgjidhim, për sa kohë që jeni të arsyeshëm”, tha Trump.
Izraeli ka kryer një fushatë për të shkatërruar aftësitë ushtarake siriane në mënyrë që ata të mos kërcënojnë këtë shtet dhe ka frikë se nëse Turqia vendos një prani ushtarake në Siri, kjo mund të pengojë lirinë e veprimit të Forcave Ajrore izraelite në rajon.