E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un, shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt
Lajme

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un, shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Kushtetuesja ka vendosur dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, teksa argumenton se Ahmetjat i cenuar e drejta e pronës dhe e drejta për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar.

“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 296, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-20248, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së pronës së kërkuesit dhe të së drejtës për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:

– Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë. /- Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank./ – Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank”, thuhet më tej në vendimin e Kushtetueses.

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un, shfuqizon vendimin për sekuestrimin e

Njoftimi i Gjykatës Kushtetues:

1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 296, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-20248, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së pronës së kërkuesit dhe të së drejtës për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:

– Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.

– Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.

– Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.

3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.