E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DJALLI DHE PRIFTI
Lajme

DJALLI DHE PRIFTI

Ben  Blushi

Kjo fotografi që tregon një prift katolik, duke ndjekur një hije, ndërkohë që edhe vetë ndiqet nga hija e tij, është bërë në Shkodër diku në Gjuhadol.

Kur mu desh ti gjeja një diciturë për ekspozitën time “Shqiptarë të Panjohur”, vendosa ta titulloj Djalli dhe Prifti.

Shumë njerëz që e kanë parë, më kanë pyetur se kush është kuptimi i kësaj fotoje dhe atëherë i kam shpjeguar se cdo prift ndiqet nga një djall sepse të largojnë djallin nga jeta jonë është arsyeja pse priftërinjtë ekzistojnë.

Megjithatë ky shpjegim do ishte i vlefshëm për seicilin prej nesh, sepse të gjjthë ne ndiqemi nga një djall dhe po ashtu gjjthë kohën ndjekim djajtë e të tjerëve që na tërheqin në errësirë, në një rrugë pa krye, në ves dhe në mëkat sipas doktrinës fetare.

Kështuqë Djalli dhe Prifti do vazhdojnë të jene bashkë të pandarë, herë duke u zënë dhe herë duke shëtitur qetësisht nëpër rrugët e Shkodrës, sic ndodhi edhe atë ditë kur i fotografova në Gjuhadol.

Meqë ra fjala kushdo që do të shikojë Djallin dhe Priftin, mund ta bëjë duke shkuar në ekspozitën time fotografike e cila do jetë e hapur deri në 30 prill në COD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.