E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj sot  në seancë gjyqësore   në GJKKO
Lajme

Erion Veliaj sot në seancë gjyqësore në GJKKO

GJKKO shtyn seancën për Erion Veliajn – Avokatët kërkojnë aktet e hetimit dhe lirimin e tij

TIRANË – Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do zhvillohet  seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet për tre vepra penale të rënda.

Avokatët mbrojtës të Veliajt, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim në Durrës, paraqitën një kërkesë për t’u njohur me të gjitha aktet e hetimit dy mujor të kryer nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Kërkesa e mbrojtjes solli shtyrjen e seancës që fillimisht ishte caktuar për datën 16 prill, duke u zhvendosur për në ditën e sotme.

Në sallën e gjyqit, Veliaj kërkoi gjithashtu lirimin nga masa e arrestit me burg si dhe transparencë të plotë mbi ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ndërsa akuzat që rëndojnë mbi të përfshijnë “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të hetimeve dhe fatin ligjor të Veliajt, i cili ndodhet nën një akuzë që ka tronditur themelet e politikës lokale dhe pushtetit vendor në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.