Lorenc Shehu zëvendëson Drejtorin e Policisë Rrugore që u ndalua nga SPAK Roven Zekën përkohësisht

Drejtori i Policisë Rrugore u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson Roven Zekën përkohësisht.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ndaj Zekës janë ngritur dyshime serioze për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Hetimi ndaj tij është pjesë e një dosjeje më të gjerë që përfshin edhe zyrtarë të tjerë të Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Menjëherë pas ndalimit, Ministria e Brendshme ka marrë masa për të mos lënë bosh vakancën në krye të këtij sektori kritik. Në vend të Zekës është emëruar përkohësisht Lorenc Shehu, i cili do të drejtojë strukturën deri në një vendim të dytë.

Lorenc Shehu është një emër i njohur në radhët e policisë, me eksperiencë të gjatë në menaxhimin e strukturave të sigurisë rrugore dhe hetimit të aksidenteve.

Ndërkohë, hetimet ndaj Roven Zekës pritet të shtrihen edhe më tej, për të verifikuar lidhje të mundshme me grupe të interesuara për manipulimin e procedurave administrative apo shmangien e ndëshkimeve për shkelësit e rregullave në qarkullimin rrugor.

Publikuar nga Publik Media