E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besart Xhaferri: Fushata e PD-së drejtohet nga Chris LaCivita, strategu i fitores së Trump
Lajme

Besart Xhaferri: Fushata e PD-së drejtohet nga Chris LaCivita, strategu i fitores së Trump

Programi ynë ka mbështetjen e Heritage dhe Konrad Adenauer

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi prapaskenat e fushatës së opozitës, duke konfirmuar se strategjia e PD-së po drejtohet nga Chris LaCivita, ish-strategu i fitores së presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Xhaferri theksoi se “strategjia serioze dhe ndërkombëtare” e opozitës është kundërpërgjigjja e vërtetë ndaj propagandës së mazhorancës, që sipas tij po përpiqet të imponojë idenë e një disfate të garantuar për PD-në.

“Arma e fundit e pushtetit është pikërisht kjo: të krijojë klimën e një fushate të humbur. Ne po ndërtojmë realisht alternativën që do rikthejë besimin te shqiptarët dhe do sjellë kthesën e madhe politike,” – u shpreh Xhaferri.

Ai bëri të ditur se programi i Partisë Demokratike është hartuar në bashkëpunim me dy prej fondacioneve më me ndikim në botë, Heritage Foundation dhe Konrad Adenauer Stiftung, duke e cilësuar këtë si një garanci për seriozitetin dhe vlerën e platformës opozitare.

Për sa i përket strategjisë së fushatës, Xhaferri tregoi se Chris LaCivita është në kontakt të përditshëm me PD-në, edhe pse fizikisht nuk ndodhet gjithmonë në Shqipëri:

“Kemi pesë persona në krye të komponentëve kryesorë të fushatës: strategjia, imazhi, programi dhe ‘war room’. Në kohën e teknologjisë, vendndodhja nuk ka rëndësi. LaCivita është gjithmonë prezent dhe drejton nga afër.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.