Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Gramshit. Në fjalën e tij, Rama u ndal te dy çështje: raporti me drejtësinë dhe fushata e opozitës.
Rama u shpreh se qeveria i ka dorëzuar drejtëisë të gjitha çështjet e politikës dhe se ata politikanë të dënuar kanë pasur probleme me drejtësinë.
“I dorëzojmë të gjitha kodet e shtëpisë, drejtësisë. Nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg. Kemi disa që në mandatet kanë pasur role dhe kanë hasur probleme me drejtësinë. Ndaj detyrimit që kam ndaj jush që më keni dhënë votën, jam krenar”,-tha Rama.
Sa i përket opozitës, Rama tha se tregojnë përralla, që sipas tij populli nuk i hanë.
“Janë shumë prapa nesh këneta dhe i tregojnë popullit përralla që nuk i hajmë. Jo shumë vite më parë vrisnin. Ka vrarë jo një herë, po r në kohë të ndryshme. E imagjinoni do sot që të vriteshin njerëz protestues poshtë kryeministrisë? E që unë të bëja policinë për të marrë në mbrotje drejtësinë? Kjo nuk ka ndodhur para 100 vitesh, po kur kemi qenë këtu”,-tha Rama.
Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te vota e 11 majit, si pjesë e zgjedhjes për integrimin europian.
Rama u shpreh se datën 11 maj nuk e bën historike fakti që populli do shkojë të votojë, por që populli do të vendosë se kush do të qeverisë dhe kush do bëjë opozitë.
Rama tha se ky vendim është historik për afrimin me perëndimin.
Sipas Ramës, në këtë moment fati do që të përputhet dëshira e integrimit të vendit me gadishmërine e BE-së.
“Në Gramsh ka një histori dhe një traditë, që ju siguroj se do të vijojmë punën për të sjellë një kopmani të madhe për shumë vajza dhe djem. Do ta bëjmë realitet më herët, sesa vonë.
Përtej këtyre ka diçka edhe më të rëndësishme.
Më 11 maj të jemi të vetëdijshëm. Sa më shumë njerëz të na bashkohen. Nuk e bën historike që populli do shkojë të votojë, por që populli vendos se kush qeveris dhe kush do bëjë opozitë.
Më 11 maj, populli shqiptar do të duhet të marrë një vendim historik.
Lidhet me historinë tonë dhe me të ardhmen tonë.
Më këtë nuk kam parasysh gjyshërit, por Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, që luftuan për një Shqipëri që është pjesë e perëndimit. Që shqiptarët të trajtohen me të njejtin status.
Kjo na ka ardhur ne. Fati e desh që të përputhet dëshira jonë, me gadishmërine e BE-së.
Dera e BE-së nuk rrinë hapur. Është dera e një shtëpie të madhe e të pasur. Mund të rrish duke trokitur me vite, por dera nuk të hapet. Jo se nuk je gati, por duhet që ajo familje të jetë gati për të të bërë pjesë të saj”,-tha Rama.