E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha takim me zv.presidentin e PPE nga Spanja: Diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri!
Flash

Berisha takim me zv.presidentin e PPE nga Spanja: Diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Europiane, Muresan në Kongresin e PPE në Valencia.

“Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet”, shprehet Berisha, përmes një postimi në rrjete sociale.

Gjithashtu shkruan se “vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.”

“Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane”, thekson Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.