Në 2013, qeveria financonte 3.27% të PBB-së, ndërsa në 2023, vetëm 1.77%
Nga Irena Beqiraj
Ka një vend ku qeveria socialiste është treguar e kursyer. Është skema e pensioneve!
Unë kam shumë lexues pensionistë . Një prej tyre më pyeti: “Po mirë moj vajzë, më trego një arsye përse pensionet nuk u rritën por vetëm u indeksuan gjatë periudhës socialiste? Qeveria thotë që nëndeklarimi i pagave është faktori kryesor i mos rritjes së pensioneve………”
Nga toni m”u duk si nga Vlora që ka arritur majat! Kam mësuar të jem e kujdeshme edhe e butë me vlonjatët, ndaj konfirmova edhe nje herë të dhënat e bëra grafikun!
Fondi i sigurimeve shoqërore financohet nga dy burime të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe mbështejta buxhetore.
Në vitin 2013 mbidheshin 3,8% e prodhimit të brendshëm bruto, sigurime shoqërore, në vitin 2023 nga sigurimet u siguruan 5,3% e prodhimit të brendshëm bruto. Pra kemi më shumë deklarim edhe më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore. Pra nëndeklarimi nuk është faktori kryesor.
Por ajo që ka ndodhur është ulja e mbështetjes nga buxheti për pensionet. Në vitin 2013 qeveria financonte me 3,27% te prodhimit të brendshëm bruto ndërsa në 2023 mbështejta buxhetore për pensionistët ra në 1,77% të PBB-së, duke e ulur buxhetin e sigurimeve shoqërore nga. Pra janë rritur kontributet që paguajnë punëmarrësit dhe punëdhënësit por është zvogëluar mbështetja e qëverisë për skemën, me plot 350 milionë euro.
Pensionistët duhet ta përgëzojnë qeverinë e cila është treguar e kujdeshme edhe ka kursyer duke ulur shpenzimet totale për pensione nga 7,07% e PBB -së në 2013 në 6.9% të PBB-së ne 2023.
Qeveria ka pasur prioritetet të tjera? Inceneratorët? Lungomare-t edhe pedonalet? Mbase!