Vrasja në Shkodër/ Autori tentoi të priste damarët pasi vrau bashkëshorten
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen në Shkodër.
Dalin pamjet e momentit kur turisti amerikan Brandon Saporitoka dalë nga banesa me qira në Shkodër ku vrau bashkëjetuesen e tij dhe është shoqëruar për në ambulancë nga policia.
Viktima është shtetasja amerikane Sandra Holley Saporito, e cila u vra nga autori Brandon Saporito 57 vjeç.
Nga profili në Facebook i autorit, shihet se çifti ndodhet në vendin tonë të paktën që nga 30 marsi, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë ardhur edhe më herët.
Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si në Himarë, në Tiranë ku kanë vizituar malin e Dajtit dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



