Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar sot se në javën e parë të qeverisjes, taksa “Rama”, referuar taksës për Rrugën e Kombit, do të hiqet.
Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Has, Berisha shtoi se banorët e këtyre zonave nuk do të duhet të paguajnë më për të ardhur në Tiranë.
Më tej kryedemokrati ka renditur edhe masatb që do të merren nga PD në rast ardhjeje në pushtet, mes të cilave rritja e pagave për mjekët, infermierët dhe mësuesit.
“Javën e parë, taksa Rama hidhet në Drin.
Nuk do të paguani më kurrë taksë për të ardhur në Tiranë, dhe jo por 2.
Ta dinë mirë, javën e parë ato zhduken nga autostrada.
Rrogat mesatare do të rriten në 1250 euro, rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të dyfishohen.
Fermerët e Hasin do të marrin të njëjtat subvencione si ata në Maqedoni e Kosovë”,tha ai.