Berisha thirrje qyetarëve: Të gjithë ata që kishin dyshime, votoni vetëm PD

Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar shqiptarët që të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike, duke theksuar se ata që kishin dyshime dhe u shmangën deri tani, tani duhet të bashkohen për të mbështetur PD-në.

Ai e cilësoi vendimin për të ndëshkuar PD-në si një akt politik dhe korruptiv, duke e lidhur atë me lobimin e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Natyrisht nuk mund të them se ky qëndrim i ri nuk mirëpritet nga qindra, mijëra shqiptarë. Sigurisht që mirëpritet, të cilët më besuan mua, që ai ishte një akt politik, korruptiv. Por tani edhe ata pak që mund të kenë mbetur, ndaj dhe i ftoj ata unë që të gjithë, të cilët u shmangën për një arsye apo duke patur qoftë dhe një dyshim të vogël se kishte diçka të vërtetë aty, tani besoj se është koha të bashkohen dhe të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike.

Partia Demokratike me këtë vendim del se u ndëshkua për motive politike, u ndëshkua për motive politike në lobimin e zi të Edi Ramës, Xhorxh Soros dhe të tjerë.

Ky është një lehtësim, është një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitar, për çdo shqiptar.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk ka kërkuar vizë për në SHBA që kur ka lënë detyrën e kryeministrit.

“Unë nuk kam kërkuar vizë për në SHBA që kur kam lënë detyrën e kryeministrit. Unë të kërkoj vizë? Jo, nuk kam kërkuar vizë. Unë nuk kam kërkuar vizë, pasi kam lënë detyrën e kryeministrit, në mos gabohem, asnjëherë”, tha Berisha në një deklaratë për shtyp.

Kujtojmë se më herët gazetari amerikan, Marc Caputo, që punon në SHBA për agjencinë e lajmeve ‘Axios’, i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit, duke u interesuar nëse lideri i opozitës dhe njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si përgjigje nga DASH-i, gazetari bëri me dije se kreu i PD-së, Sali Berisha, mund të shkojë në SHBA.

Publikuar nga Publik Media