E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama firmosi programin e PD, Berisha: Çdo punonjës administrate që s’ka shkelur ligjin, aset kombëtar për ne
Lajme

Rama firmosi programin e PD, Berisha: Çdo punonjës administrate që s’ka shkelur ligjin, aset kombëtar për ne

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ftuar në emisionin Top Story me moderatorë Grida Duma, tha se fushata e Edi Ramës për këto zgjedhje ka qenë fyerje për shqiptarët.

Ai theksoi se Rama mblodhi qeverinë sot për të firmosur programin e PD-ASHM që i ka propozuar çdo ditë qytetarëve përgjatë kësaj fushate.

Berisha shtoi se çdo punonjës i administratës që ka punuar ndershëm, nuk ka shkelur ligjin dhe i kanë shërbyer me fisnikëri qytetarëve, sipas tij, është aset kombëtar për qeverinë pas 11 majit të PD-ASHM.

“Ai çfarë bëri sot, ai mblodhi qeverinë sot, për të firmosur një pjesë të programit tim. Po kush e pengoi atë 12 vjet nga 2013 deri më sot për të bërë këtë që bëri sot. Ky është një akt në panik. Ky është akti i atij që e kupton që dështoi. Sepse me ato çyrkryk kënetë dhe ato, shqiptarët i theu. Ajo fushata e tij është fyerje për shqiptarët. E ve buxhetin aty 16 milion për 760 mijë pensionist dhe ligji për minimumin jetik 200 euro jo thotë ai katastrofë. Ky tani po e paguan keq dhe ditën e dielë merr ndëshkimin shembullor nga shqiptarët. Pse nuk ja u tha ju që do fal gjobat, por tani që i erdhi veza e pa që po e humbet. Tani që jam këtu kam një mesazh për të gjithë administratën mundësisht të ma dëgjojnë, në mënyrë absolute çdo punonjës i kësaj administrate që ka zbatuar ligjin dhe ka qenë shërbëtor fisnikë i qytetarëve, ai do të jetë shumë i nderuar nga ne ‘një aset kombëtar’, vetëm që ditën e dielë e ftoj të votojë për historinë dhe për tu ndarë nga kjo e keqe që i ka kapur shqiptarët.” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.