Në Lezhë, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur t’i marrë një mandat Partisë Socialiste dhe të përmbysë projeksionet.
Pas përfundimit të numërimit të votave, koalicioni ka dalë forcë e parë me 29,484 vota, ose 45.13% të totalit. Në vendin e dytë renditet Partia Socialiste (PS) me 27,585 vota (42.23%), ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) është forca e tretë me 3,614 vota (5.53%).
Ndarja e mandateve në qarkun Lezhë bëhet në këtë mënyrë: 4 mandate – PD-ASH dhe PS 3 mandate. Vendimtare për këtë rezultat kanë qenë bashkia Kurbin dhe Mirditë, ndërsa në Lezhë diferenca ka qenë e ngushtë.
Asnjë nga partitë e tjera që morën pjesë në garë nuk arriti të sigurojë mandat në këtë qark. Megjithëse disa prej tyre kaluan pragun teorik kombëtar prej 1% të votave, ato nuk arritën të jenë konkurruese për mandate në Lezhë.
Rezultatet e tjera: Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,791 vota (2.74%), Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,594 vota (2.44%), Partia Mundësia – 734 vota (1.12%), Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 316 vota (0.48%), DZH, LA, AKSH, ADR – më pak se 0.2% secila