E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje me gazetarët gjatë protestës, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun
Flash

Përplasje me gazetarët gjatë protestës, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

“Referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare, se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.

Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.

“Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.