Ermir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, rezulton me precedentë penalë. Ai është arrestuar në vitin 2015 për çështje droge, në kuadër të një grupi kriminal. Ndërsa një vit më parë, u arrestua nga policia gjatë një aksioni ku u ndoq në mes të qytet për minuta të tëra. Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka si motiv përplasjen mes grupeve kriminale. Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak. Aldo Avdylaj është ndërkohë në kërkim, nën dyshimet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe plane për të kryer vrasje.
