Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez po përballet me padi për shkelje të të drejtave të autorit, pasi ka postuar disa foto të saj në rrjetet sociale pa përmendur autorët të cilët kanë realizuar fotot dhe eventin.Rasti ka të bëjë me imazhet që ajo postoi nga paraqitja e saj në mbrëmje në festën e Amazon MGM Studios dhe Vanity Fair në Hollywood, pak para ceremonisë së Golden Globes në janar.Fotografi Edwin Blanco dhe agjencia e fotografive paparacët, Backgrid, për të cilën ai punonte, kanë ngritur padi, duke pretenduar se zotërojnë të drejtat e autorit për dy foto të këngëtares. Siç theksojnw ata, imazhet u përdorën për të promovuar paraqitjet publike të Lopez, për të rritur ndërveprimin me përdoruesit, për të përhapur përmbajtjen e saj dhe për të rritur besueshmërinë e partneriteteve të saj me markat komerciale.Dy paditësit kërkojnë dëmshpërblim deri në 150,000 dollarë për foto. Imazhet tregojnë Lopez të veshur me një fustan të bardhë jashtë festës në hotelin Chateau Marmont. Ajo i postoi ato në Instagram me mbishkrimin “GG Weekend Glamour.“Përdorimi i paautorizuar i fotove nga Lopez është i natyrës komerciale, për qëllime vetëpromovimi .Për shembull, Lopez i përdori imazhet për të nxjerrë në pah stilisten e veshjeve dhe bizhuterive të saj, duke shfrytëzuar publicitetin e eventit për të promovuar bashkëpunimet e saj me industrinë e modës ”, thuhet në padi.Vërehet se, sipas ligjit, personi i paraqitur në një fotografi nuk zotëron të drejtat e autorit, këto zakonisht i përkasin fotografit ose agjencisë, e cila vendos për kostot e përdorimit dhe të licencimit. Dokumentet ligjore vërejnë se Backgrid dhe Blanco kontaktuan përfaqësuesit e Lopez pas postimeve, arritën një marrëveshje dhe përcaktuan një tarifë, megjithatë, këngëtarja ende nuk e ka nënshkruar dokumentin përkatës.Kjo nuk është hera e parë që Jennifer Lopez përballet me probleme të ngjashme ligjore: në vitin 2019 dhe 2020 ajo u shënjestrua përsëri për shkelje të ngjashme. Të tjerë të famshëm, si Dua Lipa , Gigi Hadid dhe Khloe Kardashian , janë përfshirë në raste të ngjashme .
