Krimi në familje , djali vret babain
Djalit i kujtohet koha kur babai e rrihte dhe vret atë ditën e Krishtlindjes
Një sherr me djalin e tij i ka kushtuar jetën një 61 vjeçari në Kretë të Greqisë. Sipas raportimit të mediave vendase babai me djalin e tij 34 vjeçar kanë qenë duke festuar ditën e Krishtlindjes sëbashku me një shqiptar mik i familjes tyre.
Pasi shqiptari është larguar nga banesa e tyre, mes babait dhe djalit ka shpërthyer një debat, ku djali 34 vjeçar edhe nën ndikimin e alkoolit ju kujtua koha kur babai e godiste kur ishte i vogël. Kështu ky i fundit vendosi që të vriste 61 vjeçarin duke e mbytur me duar.
Trupin e viktimes e gjeti vajza e tij ne mengjes.
Autori u arrestua dhe ishte në gjendje të keqe për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai pranoi krimin e rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



