Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.Ky grupkapitull përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura. Hapja e këtij kapitulli vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së.Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasan

Negociatat për kapitujt e Grupimit 3

Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

Kapitulli 16 (Tatimet)

Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha.Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themelorët.Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.Qeveria shqiptare synon të hapë të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025 dhe të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së në vitin 2030.

Publikuar nga Publik Media