Policia Rrugore mijëra masa administrative për drejtuesit e mjeteve

Policia e Tiranës ka shtuar masat për gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke rritur kështu sigurinë e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit, mësohet se gjatë tre ditëve të fundit Policia Rrugore ka ekzekutuar rreth 6 mijë masa administrative, duke vënë në pranga e proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë bllokuar 13 automjete.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore.

Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:

drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;

drejtuesit e mjeteve, për:

dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;

mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

vënien e rripit te sigurimit;

mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;

respektimin e limiteve të shpejtësisë;

moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;parandalimin e parakalimeve të gabuara;

konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

Gjatë 72 orëve të fundit:

janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

janë bllokuar 13 automjete;

janë vënë rreth 6000 masa administrative.

Publikuar nga Publik Media