Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se ka fituar 28 mandate deputetësh në bashkëpunim me bandat kriminale.

Blendi Fevziu: A i gjeni vetes një gabim tuajin në këto zgjedhje?

Sali Berisha: Kujt ia shtron ti këtë pyetje? Nuk ka diskutim që unë gabime të përditshme bëj. Cilat janë ato do analizohen. Tani po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen. Është farsë. 28 mandate kanë marrë me banda.

Berisha theksoi se në këto zgjedhje janë shkelur të gjitha rregullat për barazi të subjekteve politike që morën pjesë në garën elektorale.

Ti flet për zgjedhje unë flas për farsë, janë dy gjëra të ndryshme. Zgjedhje zhvillojnë 99% të vendeve të votës, por narko-diktatura zhvillon farsa elektorale. Pra ka farsa elektorale dhe ka zgjedhjeve. 11 maji ishte farsë absolute. Janë 16 dokumente ndërkombëtare të cilat janë garant për zhvillimin e zgjedhjeve dhe janë thyer një e nga një. Këto që po them unë i ka thënë dhe ODIHR. Thotë patë të drejtë që të marrin pjesë në zgjedhje, por në fushë të pabarabartë. Janë dhunuar në këto zgjedhje, dokumenti i Kopenhagenit”.-tha Berisha.

Publikuar nga Publik Media