E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Flash

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Pas një lufte të gjatë me jetën, zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri këtë të premte. Lame, i njohur për kontributin e tij në fushën e trashëgimisë kulturore dhe urbanistikës, ishte në gjendje kome cerebrale pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar kirurgjikale.Lajmin e hidhur e konfirmuan bashkëshortja e tij, Mirela, dhe nëna, Diana Lame. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, nëna e tij tregoi se deri në momentet e fundit, Artani kishte ruajtur një qetësi shpirtërore, i përkushtuar ndaj pasionit të tij për Muzeun e Tiranës.“Shpresoja sepse më premtoi që do të kthehej. Më tha: ‘Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej), jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu’. Edhe nga gjumi ta zgjoje, për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu, do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme,” shkroi Diana Lame në Facebook.Trupi i pajetë i Artan Lames pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkmorti është nisur nga Gjermania përmes rrugës tokësore.PublikMedia i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Artan Lames  një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe institucionale të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.