E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia bombardon gjatë natës Ukrainën, 8 viktima e mbi 30 të plagosur
Bota

Rusia bombardon gjatë natës Ukrainën, 8 viktima e mbi 30 të plagosur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të kryera nga Rusia gjatë natës në disa rajone të Ukrainës, raporton BBC.Katër viktima u raportuan në rajonin perëndimor të Khmelnytskyit, tre në rajonin e Kievit dhe një tjetër në qytetin jugor të Mykolaivit. Sulmet ndodhën vetëm një ditë pas një prej bombardimeve më të rënda ndaj kryeqytetit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.Në rajonin e Kievit, kreu i administratës rajonale Mykola Kalashnyk tha se tre persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën.Ai publikoi imazhe ku shfaqeshin shtëpi të përfshira nga flakët pas goditjeve. Në vetë kryeqytetin, zyrtarët raportuan 11 të plagosur, disa zjarre dhe dëmtime në ndërtesa banimi, përfshirë një konvikt.Qindra banorë u strehuan në stacionet nëntokësore të metrosë, ndërsa qyteti shënonte festën tradicionale “Dita e Kievit”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.