Çabi Alonso është zyrtarisht trajner i Real Madridit. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i bardhë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ne postim behet e ditur se Çabi Alonso do të prezantohet si trajneri i ri i Real Madridit te henen në një aktivitet që do të mbahet në Real Madrid.
“Çabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror. Ai e mbrojti fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare, midis viteve 2009 dhe 2014. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë Evropiane në Lisbonë, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga, dy tituj të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle”
Postimi i plotë
Real Madrid njofton se Çabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028.
Çabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror. Ai e mbrojti fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare, midis viteve 2009 dhe 2014. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë Evropiane në Lisbonë, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga, dy tituj të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle.
Çabi Alonso është gjithashtu një legjendë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin fitoi 1 Kupë Bote (2010) dhe 2 Kampionate Evropiane (2008 dhe 2012), në 113 ndeshje ndërkombëtare.
Çabi Alonso e filloi karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit, duke drejtuar ekipin U14 A gjatë sezonit 2018-2019, ku fitoi Ligën dhe Turneun e Kampioneve.
Tani ai kthehet te Real Madrid si një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi bëri histori te Bajer Leverkusen, ku fitoi Ligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë në tre sezone.
Nesër, të hënën, më 26 maj, në orën 12:30, Çabi Alonso do të prezantohet si trajneri i ri i Real Madridit në një aktivitet që do të mbahet në Real Madrid.
Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të mirëpresë Çabi Alonson në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh trajnerin tonë të ri me klubin për tre sezonet e ardhshme.
Pas prezantimit, Çabi Alonso do t’u drejtohet mediave në sallën e shtypit të Real Madrid
#RealMadrid | #Mirë se vini Çabi