E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori që do hetojë helmimin në kopshtin e Gramshit, vëllai i kryetarit të bashkisë
Lajme

Prokurori që do hetojë helmimin në kopshtin e Gramshit, vëllai i kryetarit të bashkisë

Opinioni publik është njohur me ngjarjen e helmimit të fëmijëve në Gramsh. Një ngjarje shumë e rëndë dhe që në një shtet normal duhej të kishin kërcitur prangat për përgjegjësit e atyre që rrezikuan jetën e fëmijëve.

Por duket se edhe hetimi i nisur do të marrë krejt një rrjedhe tjetër. Të mësuar tashmë që bandat e rilindjes në polici dhe prokurori i koordinojnë aq mirë punët sa që nuk është për tu habitur që të dalin fajtorë në gjykatë fëmijët që hëngrën supën e gatuar me mishin e prishur.

Kush do ta hetojë çështjen? Prokurori i ngarkuar me zbardhjen e të vërtetës së helmimit të fëmijëve në Gramsh është vëllai i kryetarit të bashkisë.

Që këtu pikëpyetjet shtohen. E përgjigjet shkojnë atje ku thamë më lart.

Besion Ajazi kreu i bashkisë së Gramshit dhe vëllai i Kreshnik Ajazit kryeprokuror në qarkun e Elbasanit ka folur në lidhje me infektimin me salmonelë të  fëmijëve në kopshtin publik numër 1 të Gramshit. Sipas tij, bëhet bëhet fjalë për disa raste të izoluara, ku disa fëmijë janë paraqitur në spital me simptoma të dyshimta, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për helmim masiv apo për shkaqet e sakta të gjendjes së tyre shëndetësore, pasi analizat ende nuk kanë përfunduar.

Qe nga deklarimet e kreut të bashkisë që është përgjegjës direkt për kopshtet dhe çerdhet del se ata duan të fshehin të vërtetën e kësaj ngjarje të rëndë. Në fillim mashtrojnë publikun e pastaj vijon procedura e mbylljes së çështjes me veglat e sistemit të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.