E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punonjësi i Gardës së Republikës, gjendet i pajetë në automjet
Flash

Punonjësi i Gardës së Republikës, gjendet i pajetë në automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në automjet.

Viktima është identifikuar si shtetasi Gentian Lelçaj, 47 vjeç. Dyshohet se Lelçaj i ka dhënë fund jetës ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinë, pranë banesës.

Gardisti është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.