E rëndë në Mat, Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat.

Sipas informacioneve paraprake, i riu Klajdi Elezi, me banim në Skuraj, ka qenë duke u larë bashkë me kushërinjtë e tij, kur është zhdukur në ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët kanë ndërhyrë për kërkimin e trupit.

Pas disa minutash kërkimesh, trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji nga disa efektivë policie me ndihmën e banorëve të zonës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Publikuar nga Publik Media