Serbia e Mali i Zi kandidatët kryesorë për zgjerimin/Bernard Kushner: BE të pranojë shqiptarët…
Bernard Kushner, ish-kryeadministrator i OKB-së në Kosovë, ish-ministër i Jashtëm i Francës e njëkohësisht bashkëthemelues i organizatës “Mjekët pa kufij”, shkruan për “Euobserver” se blloku duhet të mbështesë Shqipërinë, duke përsëritur ndër të tjera dhe një mesazh të dëgjuar fort tashmë: 2018-ta ka për të qenë për rajonin një vit kyç.
Ndaj dhe përgjegjësia e qeverive rajonale për të shfrytëzuar mundësitë që ai paraqet, shtohet ndjeshëm.
Por, vendet më të etura për anëtarësim nuk janë mes tyre. Kandidatët kryesorë për raundin e ardhshëm të zgjerimit janë Serbia dhe Mali i Zi kujton Kushner, dy vende ku kjo temë mbetet tejet polemizuese e për të cilat flitet se po joshen për faktin se janë më të prirura të ndërrojnë kah e të rehatohen në anën e Moskës.
E gjithë kjo, në një kohë, kur ka vende të tjera shumë më entuziaste në Ballkanin Perëndimor, të cilat e meritojnë në të njëjtën masë ofertën e anëtarësimit.
Kushner sjell si shembull Shqipërinë, duke nënvizuar rezultatet e anketimeve që tregojnë sesi 80% e qytetarëve shqiptarë e duan bashkimin me BE.
Problemet e brendshme politike, ish-shefi i diplomacisë franceze i sheh si një arsye më shumë që Brukseli të mos e lerë Shqipërinë në fund të rreshtit.
“Është koha që votuesve shqiptarë t’iu tregohet se mbështetja e tyre për BE-në ka efekt”, vazhdon ai.
Bashkimin Europian e duan dhe 90% e kosovarëve shton Kushner, por ndonëse fatkeqësisht nuk mendoj se kjo dëshira mund t’i realizohet së shpejti.
Brukseli duhet të tregohet shumë më aktiv e të inkurajoje Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën si edhe vetë Serbinë që të pranojnë të pashmangshmen e të njohin sovranitetin e Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



