E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusi/ Shpërthim i fuqishëm në një supermarket, 10 të plagosur
Lajme

Rusi/ Shpërthim i fuqishëm në një supermarket, 10 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një supermarket në Shën Petersburg të Rusisë ditën e sotme, ku të paktën dhjetë persona të paktën u lënduan dhe u dërguan në spital. Mediat Ruse bëjnë me dije se janë evakuuar 50 persona nga ndërtesat pranë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitale për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:30 në një supermarket në shëtitoren Kondratiev në Shën Petërburg. Mediat lokale bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një moment kur dyqani ishte i mbushur me njerëz që po bëjnë përgatitjet  për Vitin e Ri.

Autoritetet thanë se kanë evakuuar njerëzit dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.