Sezoni 2024-2025 ishte një nga më të dobëtat për Mançester Sitin, i cili të paktën arriti të kualifikohej për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Trajneri Pep Guardiola është shprehur që edhe nëse fitojnë Botërorin e Klubeve nuk e justifikon dot këtë edicion që e mbylli pa trofe.“E kam thënë shumë herë se sezoni nuk ka qenë i mirë. Fitimi i Kupës së Botës për Klube nuk do ta ndryshojë këtë. Qëllimi im aktual nuk është të fitoj garën, por të zgjas qëndrimin tonë këtu. Tani që jemi këtu, dua të bëj më të mirën time. Dua ta shijoj këtë moment, sepse këtu arrin vetëm një herë në katër vjet… Dhe dua të shkoj sa më larg të jetë e mundur”, përfundoi Guardiola.
