E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
48-vjeçari nga Kućova arrestohet  me doza kanabisi në Tiranë
Lajme

48-vjeçari nga Kućova arrestohet me doza kanabisi në Tiranë

Policia ka goditur një tjetër rast të shitjes së drogës me doza në Tiranë. Një 48-vjeçar nga Kuçova u kap në flagrancë me doza kanabisi gati për shitje.

Gjatë kontrolleve, në një tunel pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, u zbuluan doza të tjera të fshehura nga i dyshuari.

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditje të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.

Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat. 

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.  

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.