Vizita e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës solli emërime të reja në strukturat e qytetit. Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili janë drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Vlorë.
Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili janë drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Vlorë.
Ky ndryshim vjen pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin bredgetar ku zhvilloi takime me strukturat e partisë si dhe me Kryetarin e Bashkisë Ermal Dredha.
Klevis Kaso garoi në zgjedhjet e 11 majit në listë të hapur, por nuk arriti të siguronte mandat deputeti për legjislaturën e ardhshme, ndërsa Eriona Ismaili tashmë ka mandatin e certifikuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deputete e PS, e cila erdhi nga lista e mbyllur për qarkun e Vlorës.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se këto ndryshime vijnë si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë në strukturat lokale të PS-së, me fokus te përfshirja e figurave të reja dhe forcimi i lidhjes me komunitetin.
Në takimin e zhvilluar në ambientet e bashkisë, Rama është shoqëruar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe përfaqësues të tjerë të PS.