Dhunuan shoqen dhe videoja doli në rrjete, e pësojnë 4 të miturat

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa shtetase të mitura duke dhunuar një bashkëmoshatare, bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.

Janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetase (3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç), si edhe u shpall në kërkim një tjetër shtetase 16 vjeçe që shfaqet në video.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton median dhe qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

Tre nga vajzat dhunojnë adoleshenten, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë.

SKANDAL në Fier/ Vajzat bullizojnë dhe dhunojnë adoleshenten: Na

FIER- Një tjetër rast i rëndë bullizimi është raportuar, ku disa vajza adoleshente keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, tre nga vajzat dhunojnë adoleshenten, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë.  Në imazhet e publikuara detyrojnëbashkëmoshataren e tyr që t’u thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje.

“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë … kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”

Më pas vajzat marrin në telefon një djalë dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas një prej vajzave e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

Publikuar nga Publik Media