Tuneli i zaptuar me “letra” nga Sophie Café në zemër të Tiranës
📍 Pranë 9-katëshit, afër Pazari i Ri, Tiranë
Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama deklaron me bujë se do të shembë çdo biznes që ka pushtuar trotuaret dhe hapësirat publike, realiteti në terren tregon të kundërtën. Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë pamje të qarta dhe shqetësuese nga një rast tipik i hipokrizisë shtetërore: lokali Sophie Café, që ka zënë pa asnjë kompleks gjysmën e një tuneli publik në qendër të Tiranës.
Në vend që ky zaptim flagrant të shembet, siç po ndodh me bujtinat e vogla në veri apo kioskat në rrethina, Sophie Café është “legalizuar me letra”, sipas denoncimit. Tuneli është kthyer në pronë private, ndonëse është pjesë e infrastrukturës publike që lidh dy rrugë përmes kalimit për këmbësorët.
Në pamjet e siguruara, dallohet qartë se:
-
Lokali ka zënë fizikisht gjysmën e tunelit, duke penguar kalimin normal të qytetarëve.
-
Rrjetet elektrike dhe kondicionerët janë vendosur në mënyrë të rrezikshme e të shëmtuar.
-
Pjesa tjetër e tunelit është kthyer në një shteg të ngushtë dhe të errët, pa ndriçim, me gropa dhe rrezik për këmbësorët.
Pyetjet që lindin janë të drejtpërdrejta:
-
Si mundet që kjo hapësirë publike të jetë legalizuar për një biznes privat?
-
Kush ka firmosur legalizimin dhe në ç’bazë ligjore?
-
Ku janë IKMT, Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake?
-
A është ky një rast klasik i favorizimit klientelist, ku “të fortët” në Tiranë marrin trotuaret dhe tunelet me letra në dorë, ndërsa qytetarët shtyhen në rrugë?
Nëse qeveria e ka seriozisht me “Shqipërinë pa zaptues”, Sophie Café duhet të jetë ndalesa e parë e fadromave. Nëse jo, atëherë gjithë aksionet që po bëhen janë thjesht propagandë selektive dhe farsë publike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



