E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet pronari i hotel “Driloni” në Pogradec
Lajme

Arrestohet pronari i hotel “Driloni” në Pogradec

Është vënë në prangat e policisë Jetmir Muçllari, pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, i cili ditën e djeshme u përlesh fizikisht me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari, dhe një person tjetër, për një rrugë, të cilët e pretendonte të vetën.

Pas konfliktit, policia nisi hetimet dhe zbuloi se Jetmir Muçollari kishte kryer punime ndërtimore pa leje në sipërfaqen e tokës që ai pretendon se është në pronësi të tij. Megjithatë, rezulton se kjo tokë është pjesë e një zone të mbrojtur.

Muçollari akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.

Mësohet se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Pogradecit kishte pezulluar punimet në këtë zonë një javë më parë. Çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.