E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Saimir Tahiri nuk është problem i PS
Lajme

Rama: Saimir Tahiri nuk është problem i PS

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një interviste për “Top Story”, ka komentuar çështjen Tahiri.

Sipas kryeministrit Edi Rama, problemi i kanabisit ka qenë që para se të vinte PS në pushtet, por policia e nuk raportonte, ndërsa shtoi se vetëm Lazarati ka sjellë 900 tonë drogë. Sipas tij vendi ka qenë i mbuluar me kanabis nga Vermoshi në Konispol, dhe nuk ishte Saimir Tahiri ai që mbolli vendin në Kanabis, por ai që e luftoi.

Më tej ai tha, qeveria e tij dhe Partia Socialiste, nuk e ka mbrojtur në asnjë kohë Saimir Tahiri, dhe e ka lënë këtë në dorë të drejtësisë. Për këtë Rama u shpreh se Tahiri nuk është problemi i Partisë Socialiste, dhe nëse do të votohej këtë të diel PS do të merrte 78 mandate deputetësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.