E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahje brutale tek “Delijorgji”: Pronari i “Tokyo” dhunohet barbarisht
Lajme

Rrahje brutale tek “Delijorgji”: Pronari i “Tokyo” dhunohet barbarisht

Shkak mesazhi që i dërgoi Ramës

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë. Burime për Publik.al bëjnë me dije se Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët dyshohet se janë të lidhur me barin “Stockholm”, që ndodhet përballë.

Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë tonë, motivi i këtij sulmi lidhet me një denoncim që Kasaj i ka bërë personalisht kryeministrit Edi Rama, lidhur me uzurpimin e hapësirave publike dhe përdorimin e paligjshëm të tendave nga lokalet përreth kompleksit.

Duket se ky akt qytetar, që synonte kthimin e hapësirave publike te komuniteti, është kthyer në një arsye për përgjakje. Pas denoncimit, Kasaj është sulmuar me grushte e sende të forta, duke përfunduar në spital në gjendje të rënduar. Sipas të njëjtave burime, ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka ardhur vetëm pas ngjarjes, ndërsa të dhunuesit janë larguar nga vendngjarja.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit dhe as ndonjë informacion mbi identifikimin dhe ndalimin e autorëve të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.